Elgit Doda dhe Klea Huta janë padyshim një nga çiftet më të dashur të showbizit. Ata para disa kohësh, krejt papritur njoftuan se i kishin thënë po njëri-tjetrit dhe seti fotografik që kishin realizuar u pëlqye së tepërmi.

Klea përmes një postimi në Instagram konfirmoi se është në pritje të ëmbël dhe ditën e djeshme, ajo iu përgjigj pyetjes së fansave duke u shprehur se ka shtuar deri tani 8 kilogramë nga shtatzënia.  

Nga ana tjetër ka qenë Elgiti, ai i cili ka publikuar një foto të partneres së tij, ku në sy bie barku i rrumbullakosur.

S’po e përballon fare këtë izolimin e fundit”, shkruan Elgiti bashkëngjitur fotos së postuar./tvklan.al