Elia Zaharia dhe Princ Leka, jeta në familjen mbretërore



Elia Zaharia dhe Princ Leka, jeta në familjen mbretërore

Autori: Blendi Fevziu

23:47 11/01/2012

Historia e familjes mbretërore shqiptare zë fill në momentin e shpalljes së Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarëve në shtator 1928. Mbreti Zog dhe Kontesha Geraldinë u martuan në Prill të vitit 1938 në një dasëm që la gjurmë në Shqipëri, por që mori mjaft vëmendje edhe në Europë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë treguar edhe më tepër detaje për familjen mbretërore.

Në vitin 2010, Princ Leka u fejua me Elia Zaharia duke garantuar kështu vijueshmërinë e familjes mbretërore. Takimin e saj të parë me Mbretin Leka, Zaharia e kujton në këtë mënyrë: Për çdo vajzë, takimi me babin e djalit që ajo do është impresionues dhe emocionues, aq më tepër kur ky baba është edhe mbret. Herën e parë që e takova prisja të shihja një mbret hijerëndë, ashtu siç i imagjinojmë ndonjëherë mbretërit, por pata suprizën time më të bukur, sepse ai baba rrezatonte vetëm dashuri prindërore, vetëm mirësi, mençuri. Dhe dua të them që ditën e parë dhe deri ditën e fundit, ai nuk bëri dallim midis meje dhe Lekës./tvklan.al







Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:47 11/01/2012