Një aktiviste për të drejtat e femrave në Britaninë e Madhe, ka publikuar një raport që tregon numrin e femrave që janë vrarë nga meshkujt, në vetëm dy muajt e para të vitit. Pjesë e kësaj liste, është edhe shqiptarja Elidona Demiraj, e vrarë barbarisht nga bashkëshorti i saj, Arben Rexha.

“Janar – Shkurt 2016: 17 femra në Britani janë vrarë nga meshkuj, ose i dyshuari kryesor është mashkull.  

17 – femra të vrara në 60 ditë, do të thotë se çdo 3 ditë e gjysmë, një femër vritet”.

Këto janë të dhënat e publikuara nga Karen Igala Smith, aktiviste dhe drejtuese e NIA, një organizatë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Smith ka publikuar në blogun e saj listën  e këtyre 17 femrave të vrara në vetëm dy muajt e parë të 2016 – ës.

Ja lista e plotë:

7 Janar 2016: Katrina O’Hara, 44 – vjeç u godit për vdekje me thikë. Ish – partneri i saj Stuart Thomas, akuzohet për vrasjen e saj.

13 Janar 2016: Georgina Symonds, 25 – vjeç, u mbyt me një litar. I akuzuari kryesor për vrasjen e saj është 53 – vjeçari Peter Morga.

23 Janar 2016: Lisa Lyttle, 49 – vjeç, u mbyt për vdekje me karikuesin e telefonit celular. Bashkëshorti, 50 – vjeçari Warren Lyttle akuzohet për vrasjen e saj.

29 Janar 2016: Andrea Lewis, 51 – vjeç u gjet e vrarë. Rhyn Hobbs, 43 – vjeç akuzohet për vrasjen e saj.

30 Janar 2016: India Chipchase, 20 – vjeç u gjet e vrarë, pasi ishte shpallur në kërkim si person i humbur. I akuzuar për vrasjen e saj është 51 – vjeçari Edward Tenniswood.

31 Janar 2016:

Elidona Demiraj, 25 – vjeç, u godit me thikë / u gjet me fyt të prerë. Arben Rexha, 31 – vjeç akuzohet për vrasjen e saj.

2 Shkurt 2016: Geraldine Newman, 51 – vjeç u vra nga goditjet e marra në kokë, dy fëmijët e saj, Shannon, 12 – vjeç dhe Shane, 6 – vjeç, u goditën gjithashtu me për vdekje me thikë. Bashkëshorti i saj dhe babai i dy fëmijëve Paul Newman, 42 – vjeç, u vetëvra pasi vrau familjen e tij.

4 Shkurt 2016: Caroline Andrews, 52 – vjeç, u gjet e mbytur. Bashkëshorti 54 – vjeçar Stuart Andrews, akuzohen për vrasjen e saj.

6 Shkurt 20146: Sheila Jefferson, 73 – vjeç dhe bashkëshorti Dennis Jefferson, mbetën të vrarë për shkak të plagëve në kokë dhe qafë, përpara se shtëpisë së tyre t’i vihej flaka. Norman Williams, 70 – vjeç, i cili ishte kunati i Sheila Jefferson’s, dyshohet si vrasësi i tyre. Ai vdiq nga plagët e marra për shkak të zjarrit.

12 Shkurt 2016: Leanne Wall, 36 – vjeç, vdiq pas goditjeve në kokë dhe më pas mbytjes. Ish – partneri william Mack, 39 – vjeç, akuzohet për vrasjen e saj.

12 Shkurt 2016: Jessica McGraa, 37,  u gjet e vrarë. Bala Chinda 25 – vjeç, akuzohet për vrasjen e saj.

13 Shkurt 2016: Maria Byrne, 35 – vjeç u gjet e vrarë. Bashkëshorti Darren Byrne, akuzohet për vrasjen e saj.

21 Shkurt 2016: Lisa Reynolds, 31 – vjeç humbi jetën për shkak të goditjeve të shumta me thikë. Partneri i saj Barry Knapper, 31 – vjeç, akuzohet për vrasjen e saj.

22 Shkurt 2016: Natasha Bradbury, 28 – vjeç, u gjet e vrarë. Luke Jones, 33 – vjeç, akuzohet për vrasjen e saj.

26 Shkurt 2016: Julie Hill, 51 – vjeç, u gjet e vrarë krah nënës së saj Rose Hill, 75 – vjeç. Christopher Whelan, 20 – vjeç, akuzohet për vrasjen e dyfishtë.

26 Shkurt 2016: Rose Hill, 75 – vjeç, u gjet e vrarë krah të bijës, Julie Hill, 51 – vjeç. Christopher Whelan, 20 – vjeç, akuzohet për vrasjen e dyfishtë. /tvklan.al