PicMonkey Collage

Aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustun i ka lënë me gojë hapur fansat e saj teksa krejt papritur ka vendosur të ndryshojë look. Ajo ka publikuar foto me flokë të shkurtra në rrjetet sociale dhe si për t’i mbyllur gojën “të gjithve” shkruan: “E ndjej veten akoma edhe më të bukur me flokë të shkurtra”.

Ky ndryshim drastik në pamjen e saj të krijon një tjetër imazh nga Elifi që jemi mësuar të shohim në “Diamantë dhe Dashuri” në Tv Klan.

Collage

Bukuroshja turke përgjatë javës së parë të muajit Tetor ka marrë pjesë në shfaqjen e filmit “Memories of the wind”, në të cilin ka marrë një rol gjatë Festivalit të Filmit në Hamburg. Aktorja pas përfundimit të kësaj premiere u shpreh se e pëlqente shumë këtë film. tvklan.al/V.H