Aktorja e dashur Hatice Sendil, e njohur si Elifi e serialit “Një pjesë e imja” është shtruar në spital, ku do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Media turke raporton se Sendil  është shtruar të martën në Spitalin Amerikan në Stamboll.

Muajt e parë të shtatzënisë aktorja i ka kaluar në sheshin e xhirimit të serialit “Një pjesë e imja”, transmetuar në Televizionin Klan.

Bashkëshorti i saj, Burak Sagyasar tha se Elifi pritej të kryente lindje normale, pa operacion, ndërsa fëmija do të quhej Xhan.

Hatice Sendil dhe Burak Sagyasar u martuan dy vite më parë.

Ndërsa sëfundmi “HaberTurk” publikoi disa foto nga një set i veçantë përgatitur para ardhjes në jetë të bebes.

Fotot u shpërndanë edhe nga vetë aktorja me mbishkrimin “duke pritur Xhan-in tonë” por që ka edhe kuptimin “duke pritur shpirtin tonë”./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”167″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”1″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”1″ show_slideshow_link=”0″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]