Shqipëria e nisi me humbje ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, duke u mundur 2 – 0 nga Anglia në Londër.
Kombëtarja pati momente të mira në këtë sfidë, por pa mundur të festojë të paktën 1 gol.
Anglezët ushtruan menjëherë presion, duke hasur në pengesën e Kuqezinjve, të cilët ishin të tërhequr në gjysmëfushën e tyre.
Në të 20’ Lewis Skelly realizoi në portën e Strakoshës, duke shfrytëzuar një pasim tepër të zgjuar të Bellingham.
Mesfushori i Arsenal u bë debutuesi më i ri në historinë e përfaqësues angleze që shënon në moshën 18 vjeç e 176 ditë, duke justifikuar besimin e trajnerit Thomas Tuchel, i cili kishte ndeshjen e parë me Anglinë.
Pas pësimit të golit, lojtarët e Kombëtares kuqezi të mbështetur edhe nga rreth 25 mijë tifozët e shumtë në Wembley, u shfaqën të rrezikshëm për herë të parë në minutën e 27’.
Topi i krosuar në zonë nga Laçi vendosi në vështirësi kundërshtarët. Më pas ishte Ajeti që trembi anglezët me goditjen e tij.
Në minutat e fundit ndërhyrjet e Strakoshës dhe kapitenit Gjimshiti shpëtuan Shqipërinë nga një gol tjetër.
Pas pushimit Shqipëria u kthye më kërkuese se në pjesën e parë, duke krijuar rrezik në zonën angleze. Në minutën e 63’ Broja hyri në fushë në vend të Bajramit, duke krijuar menjëherë aksione, por pa sukses.
Minuta pati edhe për Hoxhën dhe debutuesin Pajaziti. Në të 77’ ishte Kane realizoi golin e dytë për Anglinë, duke mposhtur mbrojtjen kuqezi që po tregohej e vëmendshme deri në atë moment.
Në minutën e 82’ Strakosha u shtrëngua të lerë fushën për shkak të problemeve fizike, ndërsa në vend të tij u aktivizua Kastrati.
Shqipëria të hënën do të zhvillojë ndeshjen e dytë atë ndaj Andorrës në Tiranë, që këtë të premte u mund 1 – 0 në shtëpi nga Letonia.
Edhe këtë takim ashtu si me Anglinë do ta ndiqni në TV Klan.
Tv Klan