Protagonistët: Mungesë eksperience dhe kundërshtarë të vështirë

Mungesë eksperience dhe kundërshtarë të vështirë. Këto janë dy arsyet e dështimit të skuadrave shqiptare Laçi, Teuta dhe Kukësi në Europa League. Më pranë kualifikimit ishte Laçi që suksesi i rrëshkiti nga duart në minutat e fundit.

Teuta u thye shumë shpejt përballë Granadës, dy gola në 10 minutat e para të ndeshjes ndërsa 4-0 rezultati final i saj. Për Edi Martinin, gabimet e skuadrës së tij dhe merita e kundërshtarit prodhuan disfatën në “Niko Dovana”.

Po me rezultatin 4-0 u mund edhe kukësi në Air Albania. Wolfsburg ishte skuadër shumë e fortë për ekipin e Skënder Gegës, që fitoi një 11-metërsh në pjesën e parë por rroca nuk u tregua i saktë.

Fokusi i këtyre tre skuadrave tashmë do të jetë Superliga që nuk dihet ende se kur do të nisë por fillimisht përforcime në merkato.

Tv Klan