Rreth tre muaj pas kësaj deklarate, pritshmërinë e palës kosovare për eliminimin e kontrolleve në kufi brenda 2 prillit siç u ra dakord në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive nëntorin e kaluar duket se janë zbehur. I pyetur rreth ecurisë së këtij procesi, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj la të kuptohet se Prishtina ka avancuar më shumë në këtë drejtim.

“Shqipëria është në disa obligime për shkak të liberalizimit të vizave dhe sistemit të lëvizjes së lirë, megjithatë në do të bëjmë përpjekje bashkë me ta për ta avancuar më shumë për të mos me ndodhë pritja e gjatë në kufi. Ne e kemi hequr pjesën tonë, të shohim tani si do e menaxhojmë këtë pjesën tjetër”.

Nga qeveria shqiptare nuk ka patur ndonjë koment mbi këtë çështje. Hapi i parë për heqjen e barrierave kufitare u bë me nisjen nga puna në shkurt të këtij viti të pikës së përbashkët kufitare në doganën e Morinit dhe hapjen e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit. Eliminimin e kontrolleve kufitare me Kosovën, kryeministri Rama e ka përmendur si model që mund të ndiqet edhe me vende të tjera të rajonit.

Tv Klan