Pretendentët largohen nga Kupa e Spanjës

Barcelona dhe Real Madrid u eliminuan nga Kupa e Spanjës që në fazën çerekfinale. Barça u thye nga Athletic Bilbao me rezultatin 1-0. Goli i realizuar nga Inaki Ëilliams në kohën shtesë vendosi sfidën. Gjithsesi trajneri Quique Setien nuk e bën tragjedi eliminimin.

“Më vjen keq për humbjen. Është e vështirë, pasi u eliminuam, por duhet të shikojmë përpara. Kemi mjaftueshëm talente dhe besim që të arrijmë të fitojmë dy aktivitetet e tjerë”.

Real Madrid u mund 4-3 nga Sociedad në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët pësuan 3 herë përpara se të reagonin. Një largim që nuk u prit mirë nga Zinedine Zidane.

“Jam i trishtuar, si çdo herë që humbasim. Pësuam 4 gola dhe duhet të analizojmë dhe të kuptojmë çfarë ndodhi në këtë ndeshje”.

Një largim i papritur i Barcelona dhe Real nga gara, ndërsa në gjysmëfinale kaluan më herët dhe Granada dhe skuadra e ligës së dytë Mirandes.

Tv Klan