Europa Liga përcaktoi ekipet çerekfinalistë. Në garë për trofeun janë ekipe si Atletiko Madrid, Lacio, apo Arsenali.

Të eliminuar janë Borusia Dortmundi dhe Milani. Atletiko Madridit fitoi edhe ndeshjen e kthimit me Lokomotivën e Moskës, kësaj here me rezultatin e thellë 5 – 1. Lacio e Strakoshës mundi 2 – 0 Dinamon e Kievit.

Arsenali shkoi më tej duke fituar edhe ndeshjen e kthimit me Milanin, por me rezultatin 3 – 1. Dortmundi mbeti jashtë garës. Pa gola u mbyll ndeshja e kthimit në fushën e Salzburgut që në Gjermani në takimin e parë fitoi me rezultatin 2 – 1. Shorti i çerekfinaleve do të hidhet këtë të premte.

Tv Klan