Kampionët zhgënjejnë në çerekfinale, marshon Phoenix


Kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers janë eliminuar në raundin çerekfinal të play-off, duke dorëzuar kështu kurorën para kohe. Kalifornianët u mposhtën 113-100 në fushën e tyre nga Phoenix Suns, që fitoi 4-2 serinë e takimeve çerekfinale. Rikthimi i sforcuar i Anthony Davis në fushë, që luajti vetëm 6 minuta dhe më pas doli nga fusha e lojës, tregoi se kjo do të ishte një sfidë e vështirë për Lakers.

LeBron James realizoi 29 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar dështimin. Në kahun tjetër shkëlqeu Devin Booker, që realizoi 47 pikë e 11 rebound, që i vetëm eliminoi kampionët në fuqi. Phoenix, në gjysmëfinale do të luajnë ndaj Denver. Nuggets fituan 126-115 ndaj Portland Trail Blazers, duke fituar 4-2 serinë e ndeshjeve mes tyre. Jokic sërish më i miri në parket, teksa realizoi 36 pikë. Mbetet për t’u përcaktuar gjysëmfinalisti i fundit në Perëndim, ku Dallas Mavericks udhëheq 3-2 ndaj Los Angeles Clippers. Fituesi do të luajë në gjysmëfinale me Utah Jazz.

Klan News