Paris Saint Germain dështoi sërish në Europë duke u eliminuar në fazën e 1/8 të Champions League ashtu si sezonin e kaluar. Ekipi që kaloi në çerekfinale ishte Real Madrid, kampion në fuqi dhe pretendent për të fituar sërish trofeun.

Madrilenët fituan edhe ndeshjen e kthimit, por kësaj here jo 3 – 1 por me rezultatin 2 – 1. Mediat franceze kritikojnë rendimentin e skuadrës që për suksesin në Europë prej vitit 2011 është shpenzuar më shumë se 1 miliardë euro në merkato. Në faqet e para lexohen tituj si; “E gjitha për këtë”, “Parisi i humbur”. Sportivja “L’Equipe” e cilësoi Marco Verratin si specialistin e protestave. Sjellja e tij në fushë la ekipin me 10 futbollistë pas kartonit të dytë të verdhë. Ndeshja në Paris tregoi sipas “Le Parisien” limitet e këtij ekipi. Shpenzimet e Nasser Al-Khelaifi shkuan dëm.

“Jemi të zhgënjyer. Do të flasim kur të jemi më të qetë dhe të mendojmë se çfarë është më e mirë.”

Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery është nën kontratë deri në fund të këtij sezoni, por mund të marrë fund gjithçka edhe më shpejt. Në çerekfinalet e Champions League u kualifikua edhe Liverpool pavarësisht barazimit pa gola në ndeshjen e kthimit me Porto. Ekipi anglez e fitoi me rezultatin e thellë 5 – 0 takimin e parë në Portugali.

Tv Klan