Aktorja e njohur e spektaklit të humorit “Klanifornia” në Tv Klan, Eliona Pitarka është në një pritje të ëmbël dhe këto ditë po i shijon më shumë se kurrë. Ajo nuk ngurron të ndajë foto nga përditshmëria e saj me barkun e rrumbullakosur nëpër rrjetet sociale.

Aktorja është në pritje të një vajze dhe së fundmi përmes një video të ëmbël në Instastory tregon se sa të bukura janë mëngjeset e saj falë vogëlushes që ka në bark. Në video shihet momenti emocionues kur vajza lëviz brenda në bark.

Zgjimi më i bukur në botë”, shkruan Eliona përkrah videos. /tvklan.al