Kongresmeni Engel u prit në një takim edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Kreu i shtetit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë që prej proceseve shtetformuese dhe deri tek anëtarësimi në NATO.

Presidenti i Republikës theksoi ndër të tjera se, Shqipëria dhe shqiptarët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si mikun dhe aleatin e saj strategjik më të madh.

Kongresmeni amerikan Eliot Engel po zhvillon një vizitë në Shqipëri pasi do të marrë titullin ‘Qytetar Nderi’ i Lezhës.

Këtë paradite, i shoqëruar nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu ai u takua me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i opozitës garantoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e kuadrit ligjor sa i përket Reformës në Drejtësi, por duke respektuar përcaktimet kushtetuese të miratuara me konsensus më 22 Korrik.

Zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme ishin temat e tjera të bisedës.

Tv Klan