Teksa vazhdojnë merkaton e futbollistëve jashtë vendit, Kukësi ka afruar edhe Elis Bakajn. Sulmuesi është prezantuar këtë të mërkurë. 30-vjeçari pranon se objektivat e Kukësit e bindën të pranojë ofertën.

“Pretendon të dalë gjithnjë kampion, jam i lumtur që jam këtu”,

thotë Bakaj.

Bakaj ka premtimin e tij ndaj tifozerisë kuksiane.

“Do jap shpirtin në fushë”

, shtoi ai.

Drejtuesin e klubit premtojnë se trajneri do të ketë ekipin e kompletuar deri më 15 gusht. Pritet një sulmues nga Azerbajxhani, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor. TV KLAN