Koronavirusi vazhdon të përhapet në vendin tonë dhe qëndrimi në shtëpi është mjaft i rëndësishëm për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Personazhe të njohur të showbizit, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale kanë treguar se po respektojnë masat e vendosura duke qëndruar në shtëpi.

Moderatorja e njohur, Elita Rudi përmes një fotoje të publikuar në Instagram tregoi se fëmijët janë ata që po i shijojnë këto ditë të izolimit.

Fëmijët tanë të paktën po i shijojnë shumë këto ditë të izolimit. Zot jepju shëndetin të gjithë fëmijëve të botës”, shkruan Elita bashkëngjitur fotos ku dallohet buzëqeshja dhe lumturia e vogëlushit të saj dhe 2 fëmijëve të tjerë./tvklan.al