Vogëlushi i  Elita Rudit dhe reperit Gjiko feston sot 1-vjetorin e lindjes. Elita ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një video, përmes së cilës uron me fjalët më të ëmbla djalin e saj.

Në video, Elita ka përfshirë momente të papublikuara më parë nga shtatzënia, por edhe momentin kur Zëri erdhi në jetë.

“Urime ditëlindjen shpirt i shpirtit. Dashuria ndaj fëmijës tënd është e vetmja herë, që ti e kupton që fjalët janë shumë të vogla dhe s’kanë vlerë të madhe për të shprehur dashurinë që ndjen brenda vetes! Të do mami dhe babi sa më ska!! E paç shëndetin e dashurinë gjithë jetën! Urime Zëri jonë”, shkruan Rudi bashkëngjitur videos së postuar./tvklan.al