Në një lidhje Skype në programin “Rudina” në TV Klan këtë pasdite ishte moderatorja mjaft e njohur Elita Rudi. Ajo është e martuar me reperin Gjiko dhe janë prindër të një djali, të quajtur Zëri.

Familja është vetëizoluar si pasojë e përhapjes së koronavirusit disa ditë më përpara se të jepej vendimi se duhet të qëndronin në shtëpi. Për Gjikon është dita e 14 në karantinë.

Elita Rudi: Ka qenë mjaft kohë e gjatë sepse ne kemi qenë në karantinë, edhe përpara se të na thonë se duhet të vetëizolohemi. Për shkak se Gjiko i ka shikuar shumë lajmet çfarë po ndodh në Europë dhe thoshte që nuk po i marrin shumë seriozisht karantinën sa duhet ta marrim. Ka ardhur koha të vetëizolohemi dhe për Gjikon është dita e 14 që është në karantinë. Unë kam dalë disa ditë në punë, se nuk e dinim se çfarë do ndodhte, duhet ta ndërprisnim punën apo ta vazhdonim. Por Gjiko ka qenë në shtëpi dhe nuk e ka problem fare.

Elita shton se tani që është prishur koha e kanë më të thjeshtë qëndrimin në shtëpi sepse rrezet e diellit e vështirësonin vetëizolimin.

Elita Rudi: Tani që u prish pak koha, se sot ka rënë pak borë nuk e kemi shumë vështirë, por kur i shikoja ato rreezet e diellit që binin në dritare, edhe thosha: O të dal vetëm pak të shëtit. Por nuk e kemi shumë të vështirë./tvklan.al