Aktorja së shpejti nënë për herë të dytë

Eliza Dushku është shtatzënë për herë të dytë. Lajm të cilin e ka ruajtur të fshehtë për muaj me radhë. Aktorja me origjinë shqiptare ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale se po pret fëmijën e saj të dytë duke postuar dhe një foto me barkun e rrumbullakosur.

E veshur me një fustan blu duke shijuar rrezet e diellit, aktorja shihet qartë se është në muajt e fundit të shtatzënisë, por gjininë ende nuk e ka zbuluar. Menjëherë të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të saj të cilët nuk kanë nguruar ta urojnë aktoren.

Aktorja u bë nënë për herë të parë në vitin 2019 me ardhjen në jetë të djalit Philip Bourne, nga martesa me biznesmenin Peter Pandijan.

Klan News