Shkak akuzat e punonjësve të saj që e akuzuan se kishte krijuar mjedis toksik në punë

Ellen DeGeneres do të mbyllë përgjithmonë emisionin e saj të famshëm “The Ellen DeGeneres Show”. Pas 19 sezonesh dhe më shumë se 3 mijë episodesh një burim për “Daily Mail” ka bërë me dije se Ellen do t’i japë fund programit. Sipas burimeve nga mediat amerikane shikimet kanë rënë në mënyrë drastike ndaj dhe koha e saj ka përfunduar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë ajo duke u shprehur se “Ky program është i bukur dhe i këndshëm, por nuk është më sfidues”. Ellen u përfshi muaj më parë në një skandal të madh, ku punonjësit e saj e akuzuan se ajo kishte krijuar një ambient toksik në punë. Ata thanë se ata u përballën me racizëm,frikë dhe kërcënim.

Nga ana tjetër, pretendimet e ngritura nga punonjësit nuk ndikuan aspak, ndërsa ajo u rikthye sërish më emisionin e saj. Ellen u kërkoi falje punonjësve të stafit të saj që ishin prekur, por kjo ngjarje pati një impakt shumë të madh, i cili u reflektua në uljen e audiencës ku emisioni humbi shumë se 1 milionë shikues pas këtij skandali.

Klan News