Sot në ditën e 1 Prillit, që njihet dhe si Dita e Rrengjeve, ose Dita e Gënjeshtrave, të shumtë janë ata që do të mendojnë se si të bëjnë një “kurth” për kolegët, miqtë apo familjarët.

Po ka nga ata personazhe të njohura, që rrengjet i kanë specialitet, jo vetëm në datë 1 Prill.

Të tillë janë dy prezantues të mirënjohur në Amerikë, Ellen DeGeneres dhe Matt Lauer, të cilët kanë kohë që i kanë shpallur një luftë rrengjesh njëri – tjetrit.

Lufta, e cila vijon prej thuajse një viti, fillimisht ka nisur kur Ellen montoi një version vërtet shumë të guximshëm të intervistës së Matt Lauer me dy protagonistët e “Fity Shades of Grey”. Më pas do të vinte hakmarrja e Lauer, i cili do të planifikonte një rreng për Ellen.

https://www.youtube.com//embed/G8KRTWROBQ4

Por Ellen DeGeneres nuk ka bërë shaka vetëm me Matt Lauer, të pafund janë personazhet e njohur që ajo fut në kurth në programin e saj./tvklan.al