
Elon Musk: Do të preferoja Ron DeSantis si President të SHBA-së
Miliarderi amerikan deklaron se është i zhgënjyer nga demokratët
Elon Musk ka deklaruar se do të mbështesë guvernatorin republikan të Floridës, Ron DeSantis dhe jo ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump në rast se i pari kandidon për President të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 2024.
Pronari i Twitter u pyet nëse ai do të mbështeste DeSantis pasi u shpreh se ende nuk e ka gjetur kandidatin ideal mes demokratëve.
“Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 është dikush që është i arsyeshëm dhe i moderuar. Shpresoja se ky do të ishte rasti për administratën Biden, por deri më tani kam qenë i zhgënjyer”, shkroi Musk më herët.
Siç vë në dukje agjencia e lajmeve Reuters, kjo përgjigje e Musk është dëshmia më e qartë e preferencave të tij politike.
Ekspertët politikë kanë vlerësuar republikanin DeSantis, i cili shihet si një kundërshtar i mundshëm i ish-presidentit Donald Trump për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Trump njoftoi disa ditë më parë se do të kandidonte sërish për zgjedhje presidenciale në vitin 2024.
Klan News