Prestigjiozia BBC News ka publikuar foto të zyrave në Twitter, të cilat janë shndërruar në dhoma gjumi. Këto prova, autoritetet e San Franciskos po i hetojnë si shkelje të mundshme të Kodit të Punës. Në një nga imazhet e bëra publike tregohet një krevat dopio, duke përfshirë garderobë dhe pantofla. Një ish-punëtor tha se shefi i ri i Twitter, Elon Musk ka qëndruar në zyrë që kur bleu firmën.

Muajin e kaluar, Musk i dërgoi email të gjithë stafit të Twitter duke ju thënë se duhet të jenë jashtëzakonisht të fortë për të pasur sukses. Përmes një postimi që tanimë është fshirë, Musk deklaroi se do të punonte dhe do të flinte në zyrë derisa të rregullohet kompania.

BBC ka publikuar gjithashtu fotografi të divaneve në kompaninë e Twitter duke u përdorur si shtretër.

Një dhomë tjetër konferencash ka një orë alarmi dhe një fotografi të vendosur mbi një shtrat.

“Duket si një dhomë hoteli,” tha një ish-punëtor. Ata vazhduan duke thënë se Musk fle rregullisht në selinë e Twitter në San Francisko.

Twitter akoma nuk i është përgjigjur kërkesës për koment nga BBC News.

Sjellim në vëmendje se muajin e kaluar, Musk pasi mori në pronësi Twitterin i dërgoi email të gjithë stafit të kompanisë duke u thënë se duhej të punonin me orë të gjata me intensitet të lartë.

“Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të përbëjë notë kaluese”, u ka thënë ai.

Senatori i Kalifornisë Scott Wiener tha për BBC: Ai tani po i detyron punonjësit të flenë në Twitter. Është e qartë se ai nuk kujdeset për njerëzit që punojnë për të./tvklan.al