Elon Musk ka kushte për blerjen e Twitter-it




Elon Musk ka kushte për blerjen e Twitter-it

14:45 17/05/2022

Nuk ka marrëveshje nëse llogaritë fiktive përbëjnë 5% të llogarive totale

Duket se rrjeti social Twitter duhet të plotësojë një kusht që miliarderi Elon Musk të finalizojë marrëveshjen për blerjen e rrjetit social prej 44 miliardë Dollarësh. Musk ka deklaruar se nuk do të finalizohet nëse nuk vërtetohet se llogaritë fiktive përbëjnë 5% të llogarive totale në këtë platformë.

Përmes një postimi në Twitter, Musk ka bërë me dije se oferta e tij ka qenë duke besuar se regjistrimet e kompanisë kanë qenë të sakta. Nga ana tjetër shefi ekzekutiv i Twitter-it ka refuzuar të tregojë fakte se nën 5% e llogarive janë fiktive. Pas pezullimit të ofertës për afat të shkurtër kohor, Musk ka thënë se dyshon që llogaritë fiktive në këtë rrjet social përbëjnë 20% të totalit të përdoruesve, në krahasim me pretendimet e Twitter-it.

Ju nuk mund të paguani shumën e njëjtë për diçka që është shumë më e keqe sesa është pretenduar”, ka thënë ai në një samit në Majami më 16 Maj.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Twitter, Parag Agrawal, ka thënë se vlerësimet e brendshme për llogaritë fiktive në katër çerekët e fundit, flasin për llogari të tilla nën 5%.Megjithatë, ai ka thënë se raportet nuk mund të nxirren në publik, pasi për të verifikuar nëse një llogari është fiktive, nevojiten informacione publike dhe private.

Musk nuk është pajtuar me këtë deklaratë.

Klan News













Të ngjashme