Tesla nuk ka një zyrë shtypi pasi drejtuesi i saj, Elon Musk thotë se nuk ka nevojë për një të tillë. Në vend të saj, në mënyrë të ngjashme me Donald Trump, ai përdor Twitter për të komunikuar me ndjekësit e tij.

Pikërisht dje, Elon Musk bëri deklarata të njëpasnjëshme në rrjetin social lidhur me historinë se në 2016, kur Tesla kishte probleme financiare, ai kontaktoi Tim Cook, shefin ekzekutiv të Apple, në rast se ata donin të blinin kompaninë e tij. Si pjesë e marrëveshjes, Elon Musk duhej të bëhej shefi ekzekutiv i Apple, por Tim i tregoi vendin.

Por, ja si iu përgjigj Elon Musk pyetjes në Twitter nga një gazetar i “BBC”.

“Sa të pavërteta janë këto? A ka ndodhur ndonjë prej këtyre?”, ishte pyetja e gazetarit.

Musk iu përgjigj: “Cook dhe unë nuk i kemi shkruar apo folur ndonjëherë njëri-tjetrit. Pati një pikë kur unë kërkova të takohesha me të për të folur nëse Apple dëshirontë të blinte Tesla-n. Nuk kishte asnjë kusht të propozimit për blerjen. Ai refuzoi të takoheshim. Asokohe, Tesla vlente sa 6% e vlerës që ka sot”.

Por pati një postim tjetër që zbuloi më shumë, i cili thoshte: “Elon Musk mund të ishte një shef shumë i mirë ekzekutiv për Apple”, të cilit Elon ia ktheu “Nuk dua të jem shefi i asgjëje”.

Nuk është hera e parë që Musk shprehet në mënyrë të tillë. Herë të tjera ai ka thënë se të qenurit drejtuesi i kompanisë më me vlerë në botë për të është e mërzitshme pasi preferon t’i përkushtohet inxhinierisë./tvklan.al