Elon Musk kërkon të shpërndajë internet në linjat e fluturimit në SHBA nëpërmjet rrjetit të tij satelitor Starlink.

Themeluesi i SpaceX shkroi në Twitter se kompania e tij po negocion me korporatat e fluturimit për t’i ofruar pasagjerëve shërbimin e internetit Wi-Fi gjatë fluturimeve. Madje, Musk nxiti ndjekësit e tij që t’iu shkruanin kompanive për të marrë vendimin në favor të tij.

“Po, po flasim me kompanitë ajrore për instalimin e Starlink. Ju lutem, informojini ato nëse e dëshironi në linjën tuaj. Vonesë e ulët, gjysmë gigabit shpejtësi në ajër!”

Elon nuk përmendi koston që kjo do të ketë për pasagjerët, pasi paketa të tilla ofrohen në këmbim të një pagese. Interneti i rrjetit Starlink sigurohet nga 1740 satelitët që Musk ka lëshuar drejt hapësirës të cilët e tejçojnë në një shpejtësi tejet të lartë./tvklan.al