Bill Gates: Kriptomonedhat, kurth për të grabitur budallenjtë

Kriptomonedhat po rezultojnë të jenë skema piramidale mashtrimi të epokës dixhitale. Në pak muaj krizë globale çmimesh, vlera e tyre e që rritej prej vitesh duke arritur dhjetëra mijëra dollarë, më shumë se u përgjysmua, çka sipas ekspertëve tregon se ato nuk janë para e mirëfilltë dhe e garantuar.

Si themelues i një prej këtyre monedhave, atë me fytyrë qeni Doxhkoin, miliarderi amerikan Ilon Mask është paditur për mashtrim. Agjencia e lajmeve Reuters njofton se një investitor i quajtur Kith Xhonson dorëzoi një padi për mashtrim ndaj bosit të Teslas në Gjykatën e Nju Jorkut.

Ai kërkon dëmshpërblim prej 258 miliardë dollarësh, pasi pretendon se Mask fillimisht ngriti e më pas uli në mënyrë fiktive vlerën e kriptomonedhës së krijuar prej tij. Paditësi akuzon Maskun se ngriti këtë skemë për të përfituar fonde për projektet e tij.

Edhe miliarderë të tjerë amerikane si Bill Gates e Uorren Bafet i kanë konsideruar kriptomonedhat si Bitkoin, Etereum, etj, si skema fusin në kurth budallenjtë për të grabitur investimet e tyre.

Tv Klan