Vlera e kriptomonedhës ‘Dogecoin’ u rrit në mënyrë të frikshme menjëherë pasi miliarderi amerikan Elon Musk deklaroi se Tesla do të pranojë pagesat në këtë monedhë për disa nga mallrat e saj.

Mallart e Tesla-s mund të blihen me Dogecoin‘, shkroi Musk në Twitter.

Dogecoin, i popullarizuar në mesin e investitorëve me pakicë, u rrit me 18% pas njoftimeve që bëri Shefi i Teslas.

Aktualisht Dogecoin, ose e quajtur ndryshe ‘monedha e qenit’ ndodhet në vendin e 11-të dhe me një kapital tregu 25.2 miliardë dollarë.  Ajo që filloi si një ‘shaka’ u bë një fenomen në hapësirën e kriptomonedhave dixhitale. Kriptomonedha  satirike doli si një mënyrë për të tallur Bitcoin dhe shumë kriptomonedha të tjera që mburren me planet e tyre për të pushtuar botën.

Klan News