Nisma është votuar nga 3.1 milionë persona, ekziston frika se llogaritë që përhapnin dikur urrejtjen mund të rikthehen 

Elon Musk ka shpallur një amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara në Twitter, duke i dhënë kështu mundësi personave që kishin përhapur urrejtje të kthehen në platformën e medias sociale.

Pronari i ri i Twitter u shpreh se një amnisti për përdoruesit do të fillojë javën e ardhshme pasi shumica e votave në një sondazh në llogarinë e tij e mbështetën masën. Llogaritë e pezulluara në Twitter përfshijnë ish-këshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon, komentatorin e djathtë në Mbretërinë e Bashkuar Katie Hopkins dhe David Duke, teoricienin konspirativ .

Musk aktualisht ka hapur një sondazh ku pyet të gjithë përdoruesit e Twitter nëse duhet të ofrohet një amnisti e përgjithshme për llogaritë me kusht që ata të mos kenë thyer ligjin. Kreu i TESLA-s nuk specifikoi se cilat ligje parashikoheshin që mund të kishin thyer personat. Më shumë se 3.1 milion vota u regjistruan nga sondazhi, me 72% në favor të një amnistie.

Qendra për Kundër urrejtjes Dixhitale, ka bërë të ditur se rikthimi i personave apo organizatave që nxisin urrejtjen në mediat sociale do të jepte mundësi atyre të përfitonin nga masa dhe u kërkoi reklamuesve të ndalojnë financimin e Twitter.

Musk ka bërë presion për moderimin e përmbajtjes në platformë.   Javën e kaluar ai disa llogari të pezulluara më parë, duke përfshirë ish-presidentin e SHBA Donald Trump, uebsajtin satirik Babylon Bee dhe komedianin Kathy Griffin.    

Ndryshimet dhe kaosi në aspektin organizativ të platformës janë shënuar javët e para qëkur Musk u bë pronar i Twitter. Ai ka shkarkuar menaxherë dhe qindra punonjës të tjerë për sigurinë dhe privatësinë, duke tërhequr vëmendjen.    

Klan News