E njohur me profilin e një gruaje akademike, shpeshherë ajo e ka ngritur zërin për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Elona Gjebrea është deputete e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, post të cilin e mban që prej vitit 2013. Për katër vite me radhë ajo ka qenë Zv/Ministre në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe cilësohej si gruaja e hekurt e këtij institucioni. Elona Gjebrea erdhi në politikë pas një kohe të gjatë si aktiviste në Shoqërinë Civile. Politikania ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të na treguar më tepër për jetën e saj dhe karrierën politike.

“Kauzat që kam tani më përzemër janë çështjet e trafikimit të grave e vajzave dhe çështjet e dhunës me bazë gjinore. Kjo si pasojë e punës që unë kam bërë në Shoqërinë Civile, apo edhe gjatë punës dhe kontributit si Zv/Ministre. Kur Rama më propozoi postin si Zv/Ministre mendova se nuk do ta bëja dot, sepse e mendoja të vështirë, por gjithsesi them që është një ministri me portofol të gjerë. 

Nuk është aq e lehtë dhe aq komode sa duket të qenit politikane në Shqipëri, por fakti që punojmë në grup na e lehtëson punën”

, tha Gjebrea.

/tvklan.al