Ajo është me profesion balerinë dhe shpesh e kemi parë në spektakle televizive, gjithashtu edhe si soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit për  vite me rradhë.

Por thuajse prej afro 1 viti ajo vendosi të shkëputet nga skena e baletit, për t’iu përkushtuar tërësisht botës akademike, ku prej muajit Prill është pedagoge pranë Universitetit të Arteve, në Tiranë, në degën e koreografisë. Bëhet fjalë për balerinën elegante Elona Nallbani, e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për karrierën e saj dhe për familjen.

https://youtu.be/Q4ojhJJY2GE?t=4m49s

“Baleti është gjysma e jetës time. Kam nisur baletin në klasë të 5-të. Unë nuk e kam patur asnjëherë në plan baletin. Por në gëzimet familjare dihet që festohet dhe shumë miq i thonin mamit tim: Elona ka një vesh shumë të mirë për muzikën, ka elegancë dhe është si balerinë.

Sepse që të jesh balerinë duhet të kapësh edhe ritmin muzikor. Dhe në fakt iniciatorja ka qenë ime më. Ajo e mendoi dhe është e para që hodhi idenë e karrierës që kam sot. Në shkollën e mesme kur kisha filluar të hidhja hapat e parë të baletit klasik dhe përpos vuajtjeve, m’u deshën dy vite që të fitoja rezistencë. Nuk e harroj kur ime më më thoshte: Jam bërë pishman që të futa në art, më duket shumë e vështirë.

Por ishte e kënaqur që unë po forcohesha. Ndërkohë jeta vazhdoi normalisht dhe në kulmin tim kisha një frikë mos kisha ngelur shtatzënë. Nuk e pranoja kurrsesi sepse isha në kulmin e karrierës. Nuk ishte në planet e mia të martohesha dhe jo të kisha një fëmijë. Deri në 3 muaj e gjysmë të shtatzënisë kam kërcyer. Dhe pas kërcimit në Miss Albania unë nuk kërceva më. Për gati 2 vite u shkëputa dhe mendova se nuk do kthehesha më në balet. Por pas dy vitesh me shumë këmbëngulje rinisa të stërvitem dhe të merrem sërish me balet”, rrëfeu Nallbani.

/tvklan.al