Nuk është hera e parë që ajo pozon nudo, por me setin e fundit fotografik, supermodelja Elsa Hosk ka shënuar një hap më tej në karrierën e saj.

Trasgresive, sfiduese, dhe krejtësisht e zhveshur nga çdo tonalitet ndrojtje, Elsa shfaqet nudo dhe mahnitëse.

Tonaileti seksual i shkrepjeve të fundit mbase do të bëjë të flitet për të, por linjat perfekte, siguria para aparatit dhe joshja e një bukurie agresive tregojnë engjëllin e Victoria Secret, modelen që vjedh vëmendjen e publikut në pasarelat e  Dior, Dolce & Gabbana, Ungaro etj.

Bukuroshja suedeze me sy të kaltër vijon të qëndrojë në top listën e modeleve më të pëlqyera, duke kombinuar së fundmi erosin me estetikën e një trupi të zhveshur e provokativ.

Tv Klan