Shoqërohet nga dirigjenti i Sanremos, Enriko Melozzi

Më 1 Nëntor në Pallatin e Kongreseve, publiku shqiptar do mund të dëgjojë edhe një herë interpretimin dhe këngët e artistes shumë të dashur për shqiptarët Elsa Lilën.

“Finalmente Elsa” e rikthen këngëtaren në Shqipëri, me të parin koncert recital të saj në skenën ku nisi rrugëtimin artistik.

“Duke filluar nga “Pyes Lotin”, duke vazhduar tek “Valeria”, pra të gjithë materialet e “Sanremos” apo edhe “Vetëm 1 fjalë” e “Këngës Magjike” pasi unë jam fituesja e edicionit të parë të “Këngës Magjike.”

Ka munguar apo jo në skenë, Elsa na konfirmon se nuk është ndarë për asnjë moment nga krijimet muzikore.

“Kur muzikanti është i vërtetë dhe nuk e bën për karrierë apo për para apo interesa sepse nëse unë e kisha bërë në atë frymë, do e kishit kuptuar, po zhdukja ime apo ridukja është simpto ë që unë e bën vërtetë për pasion.”

I vetmi i ftuar në skenë me Elsën, do të jetë artisti i njohur Piro Çako, të cilët do të performojnë duetin shumë të pëlqyer “Diferenca je ti”.

Tv Klan