Larg skenës, larg publikut shqiptar, por jo larg artit. Elsa Lila që u rikthye në Tiranë për një recital të titulluar “Finalmente Elsa” në podcastin e Edi Ramës rrëfen të gjithë rrugëtimin e saj në këto vite, ku nuk është kryetitull i mediave vetëm si Elsa këngëtare. 

Ajo tregon një nga periudhat më të vështira të jetës së saj vitin e shkuar kur u arrestua me akuzën e pjesëmarrjes në një grup kriminal në Romë, por që pas 2 muajsh u lirua si e pafajshme.

Por prangat nuk i provonte për herë të parë, pasi tregon sesi pas një eksperience të çmendur me rreth 100 artistë italianë që donin të shpëtonin një nga teatrot më të vjetër të Romës në rënim, u ndalua nga policia.

Përveç eksperimentimit me jetën e saj duke jetuar në vende të ndryshme, po eksperimenton së fundmi dhe në art dhe shumë shpejt premton se do të vijë në TOB si këngëtare baroke.

Tiranën e sheh të ndryshuar, por dhe më të sigurtë se vite më parë kur u bë pjesë e një greve urie në bulevardin e kryeqytetit së bashku me eksponentë të PS.

Nuk do donte t’i ndryshonte asgjë jetës së saj, përveç një humbje tragjike që Elsa nuk kishte asnjë fuqi për ta shmangur.

Tv Klan