Mbrojtësi i Kombëtares duket se nuk do të largohet, përkundrazi, do të vazhdojë një karrierë të suksesshme tek Napoli.

Për shkodranin ka lajme të mira pasi do të përfitojë një rritje të ndjeshme të rrogës.

Mediat italiane shkruajnë se agjenti i Hysajt, Xhufredi, dhe drejtuesit e Napolit, kanë biseduar dhe kanë rënë tashmë darkod për një marrëveshje të re.

Rroga bazë e mbrojtësit të kombëtares shqiptare do të jetë 1.5 milionë euro në sezon, besohet një trefishim në krahasim me të vjetshmen, ndërsa kontrata pritet të jetë 5-vjeçare, me kohëzgjatje deri në 2021.

Besohet se kontrata do të ketë edhe një klauzolë për transferimin, diçka që bëhet sot për çdo lloj akordi të tillë, dhe kjo klauzolë mendohet të jetë 20 milionë euro.

Megjithatë, pritet që gjithçka të sqarohet këto ditë, deri të enjten kur kontrata mund të firmoset nga Elseid Hysaj dhe nga Napoli.

Lojtari 22-vjeçar flitej se kërkohej nga klube të njohur në Europë, ndërsa në vetëm pak vjet ai realizoi një ngjitje të madhe në karrierë, që nga Seria B, duke u bërë një nga më të mirët e Serisë A.

Tv Klan