Elton Ilirjani rrëfen pasionin për bizhuteritë e shtrenjta, perlat dhe diamantet

Elton Ilirjani rrëfen pasionin për bizhuteritë e shtrenjta, perlat dhe diamantet

19:02 11/09/2019

Ndryshe nga çdo dalje tjetër, biznesmeni Elton Ilirjani ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan për të folur jo vetëm për sipërmarrjen e tij, por për të ndarë me të gjithë edhe një nga pasionet e tij, atë për bizhuteritë.

Gjatë emisionit, ai tregoi gjithashtu se ka shumë pasion stilimin e bizhuve me ar dhe diamante.

“Këtë varëse që mbaj sot ia kam bërë dhuratë vetes time. Shkëlqen shumë sepse është e gjitha me diamante dhe me ar. Është stiluar nga unë. E kam shumë pasion stilimin e bizhuve me ar dhe diamante. Pikë të dobët kam edhe smeraldet. Kjo varëse mund të kushtojë shumë nëse blihet sepse është unike. Por unë e kam bërë me shumë pak para, vlera e saj nuk i ka kaluar 20 mijë Dollarët, por nëse këtë e blen në një dyqan mund të paguash deri në 250 mijë Dollarë. Kam edhe një unazë unike me një perlë të rrallë shumë të shtrenjtë. E mbaj në kasafortë në Manhatan. Është ideuar si ta mbanin dy persona në kurriz atë perlë. Ajo unazë tregon diversitet, dy pjesët tona që mbajnë botën. E kam prezantuar këtë unazë në Kombet e Bashkuara dhe kam dashur të them që pa diversitet bota vdes. Të gjithë e kanë pëlqyer. Unë nuk do ta vendos më atë unazë derisa Shqipëria të hyjë në BE, por kur ta ketë merituar. Unë i dashuroj bizhutë dhe kjo nuk ka të bëjë me të dukurit, nuk dua të shes mend. Kështu kam qenë gjithmonë, bizhutë më kanë shoqëruar”, tha Ilirjani./tvklan.al

Të ngjashme
UKT