41-vjeçari i ekzekutuar ditën e sotme Elton Javori është nipi i Demir Backës. Kështu bën me dije gazetarja e Klan News Anila Sefa.

Kujtojmë se Demir Backa u vra në një atentat më 23 Tetor të 2021-it pranë një qendre tregtare në Fier. Backa është vëllai i një ish-anëtari të bandës së Fierit i vrarë në 1997, Medi Backa. Ky i fundit u vra në masakrën e Levanit bashkë me 23 persona të tjerë.

Fisi Backa, me të cilin raportohet se ka lidhje viktima është me origjinë nga Kosova e banim të hershëm në Fier si dhe janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht në këtë qytet, të konsideruara ndër 2 familjet më të pasura. Demir Backa njihej në Fier gjerësisht për shkak të historive nga e kaluara, por edhe bizneseve të tij të cilat shtriheshin deri në zonat bregdetare në jug të vendit.

Megjithatë nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atentatin e para dy viteve. Edhe pse është raportuar që blutë kanë identifikuar autorin, ende nuk bëhet i ditur emri i tij./tvklan.al