Artisti është drejt përfundimit të turneut të tij të lamtumirës

Elton John do të  jetë në koncertin e ardhshëm të Glastonbury verën e ardhshme. Ai do të mbajë  shfaqjen e turneut të tij të gjatë të lamtumirës në festivalin e njohur muzikor.

Këngëtari 75-vjeçar i hiteve si “Tiny Dancer” dhe “Rocket Man” tha se nuk kishte mënyrë më të përshtatshme për t’u  dhënë lamtumirën fansave të tij britanikë sesa të paraqitej në festivalin e muzikës dhe artit.

John po vjen drejt fundit të turneut “Fareëell Yelloë Brick Road” i cili filloi në Shtator 2018. Në një karrierë që  ka zgjatur më shumë se 50 vite, ai ka dhënë më shumë se 4000 shfaqje në më shumë se 80 vende të botës.

John e përfundoi pjesën e turneut të tij lamtumirës në SHBA me një shfaqje të mbushur me yje në stadiumin e Los Angeles Dodger në Nëntor. Ai do të performojë në Australi dhe Zelandën e Re në Janar përpara se të nisë turneun në Liverpool në Mars kur pritet që edhe  turneu të përfundojë.

Klan News