Është zgjedhur Festivali i Filmit në Kanë për të shfaqur filmin biografik për Elton John. E titulluar ashtu si një nga këngët më të suksesshme të yllit të popit, “Rocketman”, do ta ketë premierën më 16 Maj.

Me në rol kryesor aktorin Taron Egerton, filmi përshkruan momentet më të rëndësishme nga jeta e Elton John.

72-vjeçari është vetë producent i  “Rocketman” që është i ndërtuar në formën e musical, ku pothuajse i gjithë kasti i aktorëve ka pjesë këndimi. Ndërsa regjia është realizuar nga Dexter Fletcher, i cili solli gjithashtu filmin “Bohemian Rhapsody”. Aktualisht Elton John është duke mbajtur turneun e fundit botëror, që do të përfundojë në vitin 2021.

Tv Klan