Ikona e muzikës pop Elton John do të ndalojë së bëri koncerte. Pas 50 vitesh karriere të suksesshme, britaniku ka vendosur që pas një turi botëror të fundit, të tërhiqet.

Ky lajm vjen pasi këngëtari ka patur probleme të rënda shëndetësore, një infeksion bakterial teksa po bënte një koncert në Amerikën Jugore. Për këtë arsye, John u shpreh 6 muaj më parë se këtë vit do të vendoste për të ardhmen e karrierës së tij.

70- vjeçari ka dominuar industrinë e muzikës pop në pesë dekadat e fundit, duke shitur më shumë se 300 milionë albume në rang botëror. Fama e tij mund të matet me legjenda të tjerë britanikë si The Beatles apo David Bowie.

Disa nga këngët e tij më të famshme janë “Sorry seems to be the hardest word”, dhe Sacrifice.

Burimi: Klan Plus