Nxjerr në shitje tekstet e këngëve

Elton John ka surpizuar fansat kur nxorri në shitje disa nga tekstet e këngëve të tij. Një ndër këngët e tij më të dëgjuara është “Your Song”, teksti i së cilës është shitur prej plot 180 mijë Paund. Krijimi i saj është goxha interesant pasi këngëtari është shprehur se iu deshën vetëm 7 minuta për të krijuar melodinë.

Kënga tjetër e 72-vjeçarit “Bennie And The Jets” është shitur për 67 mijë Paund. Teksti i këngës së shkruar nga vetë ai, “The Border Song” u shit për 24 mijë Paund.

Ankandi i veçantë i mbajtur nga legjenda e muzikës u zhvillua në Los Angeles. Ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ku fansa të shumtë të Elton John fluturuan nga e gjithë bota për të bërë të tyren disa nga hitet me sukses botëror.

Klan Plus