Vetëm 20 minuta para se të niste koncertin, Elton John e ka anuluar atë. Me një postim në Twitter këngëtari njoftoi se nuk mund të këndonte për shkak të një infeksioni në vesh.

Fansave iu është kërkuar që të ruajnë bilatat, pasi koncerti do të shtyhet për një ditë tjetër. Megjithatë kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak.

Shumica prej tyre thanë se kishin bërë kilometra të tëra rrugë dhe duhet të ishin njoftuar më herët. Madje kishin rezervuar dhe hotelet se ku do të qëndronin. Ata shprehën gjithë zemërimin e tyre në rrjetet sociale.

Klan Plus