Ditën e sotme stilisti i njohur Valdin Sahiti feston ditëlindjen dhe këtë gjë e kemi marrë vesh nga Elvana Gjata, e cila i ka dedikuar disa story në Instagram. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet e veçanta me që ka kaluar Valdinin të cilin e ka shok të ngushtë dhe i uron ditëlindjen me fjalë mjaft të zgjedhura dhe të bukura.

Elvana e konsideron stilistin si një frymëzim për familjen dhe miqtë e tij dhe ndihet krenare që është shoqja e tij.

“Je krenari e krejt Shqiptarisë! Njeriu më punëtor që njoh! Mezi pres të gëzoj për sukseset e tua të radhës! E sheh! Je frymëzim i vërtet për familjen, miqtë dhe krejt ata që adhurojnë artin tënd”, ka shkruar këngëtarja. /tvklan.al