Ema Andrea flet për herë të parë për divorcin, tregon pse u nda nga babai i Sarës



Ema Andrea flet për herë të parë për divorcin, tregon pse u nda nga babai i Sarës

14:38 22/01/2021

Sot e ftuar në ftuar programin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Ema Andrea, një artiste dhe aktore shumë të dashur për publikun shqiptar. Ajo është një grua e bukur, një njeri i lirë, në kuptimin e plotë të fjalës, duke mos kursyer të përcjellë zërin dhe të vërtetat e saj shpesh edhe kontroverse ndaj sistemit apo realitetit, pa bërë kompromise dhe duke mos iu trembur gjërave që vërtet mendon, i pranojnë apo jo të tjerët.

Ema si rrallë herë në këtë intervistë ka folur dhe për jetën e saj private. Ajo tregon se ngeli shtatzënë kur ishte në fakultet dhe me bashkëshortin u ndanë kur vajza e tyre Sara ishte futur në klasën e parë. Sipas Emës, ndarja ka ardhur sepse ajo e kuptonte jetën ndryshe, kishte një stad tjetër rritje dhe kërkesa të tjera.

Mirela Milori: Pas sa kohësh erdhi divorci?

Ema Andra: Kur Sara ka shkuar në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm. Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën, bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar. Kemi shkëputur lidhjet disa kohë sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar.  

Mirela Milori: Si ka qenë ai momenti me vajzën përdore, me dyer të mbyllura, në atë çoroditjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë në ato vite?

Ema Andrea: E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar. /tvklan.al






Të ngjashme