Vlerësim paraprak pozitiv për vaksinën ruse

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka deklaruar për herë të parë se do të marrë në rishikim vaksinën ruse “Sputnik V”. Rregullatori Evropian i Barnave e argumentoi vendimin e fundit me faktin se theksoi se Sputink V sjell prodhimin e antitrupave dhe qelizave imune që parandalojnë koronavirusin Sars-CoV-2 dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen e njerëzve dhe parandaluar infektimin e tyre me Covid-19.

EMA do të vlerësojë të dhënat, derisa të ketë prova të mjaftueshme për aplikimin zyrtar të autorizimit të marketingut. Qëndrimi i ri i EMA-s ndaj Sputnik V vjen vetëm disa ditë pasi Sllovakia u bë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë që mori dërgesat e vaksinës ruse pavarësisht se përdorimi i saj nuk është miratuar nga institucionet evropiane. Agjencia Evropiane e Barnave ka marrë në shqyrtim vaksinën e kompanisë “Johnson & Johnson”, për të cilën pritet të jepet vendimi në mesin e muajit Mars.

Klan News