EMA merr në shqyrtim vaksinën e Sinovac



EMA merr në shqyrtim vaksinën e Sinovac

13:46 04/05/2021

Hera e parë që EMA shqyrton një vaksinë kineze

Agjencia Europiane e Barnave njoftoi fillimin e shqyrtimit të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga firma farmaceutike kineze Sinovac. Aplikimin për shqyrtimin e vaksinës e ka bërë kompania italiane Life’OnS.r.l.

Vendimi për të filluar shqyrtimin paraprak bazohet në studimet laboratorike dhe studime të fazës klinike. Këto studime sugjerojnë që vaksina shkakton prodhimin e antitrupave që neutralizojnë virusin SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen COVID-19. Të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e Sinovac mund të nxitë mbrojtjen nga sëmundja.

EMA do të vlerësojë të dhënat dhe do të dalë në konkluzion nëse përfitimet i tejkalojnë rreziqet. Rishikimi do të vazhdojë derisa të ketë prova të mjaftueshme për të paraqitur një kërkesë zyrtare për autorizimin emergjent të vaksinës. Vaksina e zhvilluar nga firma kineze Sinovac po përdoret për vaksinimin masiv të popullsisë në Shqipëri.

Kjo është vaksina e parë kineze që merret në shqyrtim nga Agjencia Europiane e Barnave. Më parë kjo agjenci ka filluar shqyrtimin paraprak për vaksinën ruse Sputnik V, por ende nuk ka marrë një vendim për të.

Përdorimi i vaksinave ruse dhe kineze në Bashkimin Europian është kthyer në një çështje politike pasi disa vende anëtare po i përdorin këto vaksina pavarësisht se mungon autorizimi i EMA-s.

Klan News










Të ngjashme