Vaksina e katërt që merr miratimin për përdorim në BE

Rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian miratoi vaksinën me dozë të vetme të Johnson & Johnson Covid-19. Kjo është vaksina e katërt që miratohet për përdorim në BE pas vaksinave nga Pfizer-BioNTech, AstraZeneca-Oxford dhe Moderna dhe rekomandohet për ata mbi 18 vjeç.

Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Bahrein kanë miratuar gjithashtu përdorimin e Johnson&Johnson.  Miratimi përfundimtar nga Komisioni Evropian pritet së shpejti. Autorizimi i kushtëzuar lejon që një trajtim të shitet për një vit pa pasur të dhëna të plota për efikasitetin e tij dhe efektet anësore.

Kontinenti europian po përballet me një rritje të të infektuarëve të nxitura nga variantet e reja përfshirë Italinë dhe Francën që kanë vendosur bllokime të reja. J&J ka rënë dakord të japë të paktën 400 milionë doza në BE, duke përfshirë 55 milionë në tremujorin e dytë, me dërgesat e para që pritet muajin tjetër.

Në provën globale prej 44,000 personash vaksina paraqiti një efiktivitet 66%  në parandalimin e Covid-19 të moderuar dhe 85% për rastet e rënda. Efektet anësore ishin zakonisht të lehta ose të moderuara pas dy ditëve të vaksinimit. Më të zakonshmet ishin dhimbja në vendin e injeksionit, dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulore dhe të përziera.

Shpresat janë që kjo firmë të përshpejtojë procesin e vaksinimit pasi ka ritme më të shpejta furnizimi se firmat të cilat prodhojnë vaksina me dy doza.

Klan News