Takaj zbardh prapaskenat e dënimit të Skënderbeut

Kërcënimi i bërë inspektorëve të UEFA-s me atë të një email-i, sipas presidentit të korçarëve, Ardian Takaj, ndikoi që KAS të lerë në fuqi dënimin për Skënderbeun.

Takaj flet me emra konkretë, që ai beson se janë të implikuar në një komplot kundër Skënderbeut. Premton se do të vazhdojë të investojë në futbollin korçar dhe në një mënyrë apo tjetër, ky qytet do ta ketë skuadrën e vet, duke aluduar se mund të ngrejë një tjetër klub futbolli

Çështja e Skënderbeut nuk do të përfundojë këtu, pasi studioja ligjore që përfaqëson klubin shqiptar i është drejtuar Gjykatës Federale të Zvicrës, e cila duhet të shprehet deri Qershorin e vitit të ardhshëm, nëse do të shqyrtojë çështjen.

Tv Klan