Emanuela është e para arbitre femër shqiptare që fiton stemën e FIFA-s.

“Ndjesi pozitive, nuk do mjaftohem me kaq. Kur vendos të bëhesh arbitre duhet ta ndash mendjen, të mos ndikohesh nga mentaliteti, nga gjykimet apo nga ndonjë ofendim që mund të dëgjosh në fushën e futbollit”.

Tashmë mësuese e edukimit fizik në gjimnazin “Dhaskal Todri”, Emanuela ka qenë për 8 vite basketbolliste me Elbasanin.

“E nisa në menyrë rastësore, tashmë nuk do mjaftohem me kaq”.

Duket si paradoksale, por pasi ka marrë kualifikimin si arbitre ndërkombëtare, Emanuelës i duhet t’i nënshtrohet edhe testimeve të Federatës së Futbollit.

Nga Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani dhe Durrësi, Shqipëria ka 22 arbitre femra, 3 prej tyre kryesore.

Tv Klan