Mesfushori shqiptar realizon 2 gola në fitoren e Brescia

Emanuele Ndoj ishte i papërmbajtshëm në fitoren 4-1 të Brescia ndaj Podenone në javën e 31 të Serie B. Mesfushori, i cili është aktivizuar edhe me Kombëtaren, realizoi 2 gola thuajse të ngjashëm për nga mënyra.

Ndoj ia bëri të pamundur mbrojtësve dhe portierit kundërshtar ta ndalnin. 24-vjeçari po arrin formën e duhur pas një sezoni të kushtëzuar nga lëndimet ku gjithsesi ka shënuar 5 gola në kampionat.

Një sukses i Brescia që kërkon të jetë pjesë e grupit të ekipeve që do të luajnë në fazën play off për ngjitjen në Serie A. Për Podenone ishte një disfatë që solli edhe ndryshimin e trajnerit pasi Maurizio Domizzi zëvendësoi Attilio Tesser e shkarkuar.

Tv Klan